Benzema sulmon ashpër Deschampsin

PUBLIKUAR

Karim Benzema ka shpërthyer me akuza kundër trajnerit të kombëtares, Didier Deschamps.

Sulmuesi ka pohuar se strategu francez ka rënë në presion racist pas lënies jashtë kombëtares pas një hetimi që e përfshin atë në shantazh ndaj bashkëkombasit të tij Mathieu Valbuena.

“Ai ra në presionin e një pjese raciste të Francës,” tha Benzema për Marca, ku shoti “Ai duhet të din se në dy zgjedhjet e fundi në Francë, partia ekstremiste është renditu si e dyta”.

Eric Cantona ka thënë se Benzema dhe Hatem Ben Arfa u lanë jashtë skuadrës për shkak të prejardhjes së tyre, gjë të cilën e ka theksuar edhe vet sulmuesi i Real Madrid.

Benzema, i cili shënoi 28 gola për klubin e tij këtë sezon, thotë se “ende jam në dispozicion të kombëtares”, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi tha se ende nuk e di arsyen pse ka mbetur jashtë evropianit të futbollit, duke pasur parasysh se ka fituar Ligën e Kampionëve.

“Në kushtet sportive, unë nuk e kuptoj pse”, ka thënë Benzema.

“Në nivelin gjyqësor, ende nuk jam gjykuar. Jam i pafajshëm, por duhet të presim për të parë se çfarë thotë drejtësia. Më pëlqen futbolli dhe dua të luaj me ekipin tim”, tha Benzema. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...