Benzema si Ronaldo

PUBLIKUAR

Karim Benzema po vazhdon të shënojë gola për Real Madridin, në sezonin e tij më të mirë në karrierë.

Sulmuesi francez realizoi dy herë edhe mbrëmë në humbjen nga Manchester City me rezultat 3:4.

Me këtë rast, ish-futbollisti i Lyonit e regjistroi një tjetër rekord, shkruan “Gazeta Express”.

Ai u bë lojtari i parë që i shënon së paku 40 gola në një sezon të vetëm për Real Madridin që kur Cristiano Ronaldo u largua nga klubi në vitin 2018.

Herën e fundit, ylli portugez i kishte shënuar 44 gola në szonin 2017/18.

Benzema po shkon me hapa të sigurt drejt Topit të Artë, të cilin pritet ta fitojë për herë të parë në karrierë.

Ai po tregohet i pandalshëm, ndërsa shpërtheu sidomos në fazën eliminuese të Championsit duke i realizuar 9 gola.

I drejtuar nga “Karim the dream”, Reali do ta fitojë edhe titullin e kampionit në La Liga, por do të tentojë të triumfojë edhe në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...