Benzema refuzoi t’ia linte penalltinë e parë Gareth Bale

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane zgjodhi ta pushonte Cristiano Ronaldon për ndeshjen në udhëtim kundër Las Palmas të shtunën mbrëma, gjë që i la pezull përgjegjësitë e ekzekutimit të penalltive duke krijuar një skenar ku Karim Benzeman dhe Gareth Bale shfaqin mospajtime rreth asaj se kush ta ekzekutojë penalltinë.

Në minutën e 39-të të ndeshjes u akordua penallti në favor të vizitorëve pas një faulli në Lucas Vazquez, pas të cilit sulmuesi francez gjuajti nga pika e bardhë dhe e dyfishoi epërsinë e Real Madridit, transmeton Express.

Megjithatë, kamerat e BeIN Sports e kapen momentin kur anësori uellsian Gareth Bale i afrohet Benzemas dhe ia kërkon topin, por has në kundërshtim nga francezi.

Nuk ka pasur skena të mëdha teatrale megjithatë, si në rastin e Edinson Cavanit dhe Neymarit për shembull në fillim të sezonit.

Pastaj, kur u akordua penali për ‘Los Blancos” për herë të dytë, Benzema mori topin dhe ia dorëzoi Bale, i cili shënoi për 3-0. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...