Benzema: Nuk aktroj në fushë

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka thënë se ai nuk aktron në fushë dhe për këtë njerëzit e duan shumë.

Në të kaluarën, lojtarët si David Beckham dhe Cristiano Ronaldo janë akuzuar si lojtarë që aktrojnë në fushë dhe se kujdesen shumë për imazhin e tyre gjatë ndeshjeve. Mirëpo, Benzema thotë se nuk është lojtar i tillë.

“Unë nuk jam aktor. Gjatë ndeshjeve nuk brengosem që të dukem mirë para kamerave. Ka lojtarë tjerë që i bëjnë këto gjëra, mirëpo mua më pëlqen të qesh dhe të kaloj mirë me të gjithë”, ka thënë fillimisht francezi për Surface Magazine.

“Kur njerëzit më shohin në rrugë, pa marrë parasysh se a janë të moshuar, të rinj, gra apo fëmijë, të gjithë tregojnë afeksion ndaj meje”, ka shtuar Benz. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...