Benzema më i miri në Evropë, lë pas Lewan, Haalandin…!

PUBLIKUAR

Gara për “Këpucën e Artë” ka ndryshuar rrënjësisht për dallim me vitet e kaluara kur Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi ishin të pakapshëm.

Edicionin e kaluar Robert Lewandowski i Bayern Munich fitoi atë çmim, kurse këtë edicion sërish lojtarë të tjerë janë të parët që po i prijnë listës.

Karim Benzema i Real Madridit momentalisht është golashënuesi më i mirë në Evropë.

Ai deri më tani numëron 9 gola, duke lënë prapa Lewan me 7 dhe Erling Haalandin po ashtu me shtatë. Prapa tyre renditet Immobile me 6, aq sa kanë edhe shtatë futbollistë të tjerë.

Mosha e ka bërë të veten dhe kështu, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi duhet t’i shohin të tjerët teksa triumfojnë dhe çdo ditë ngjiten lart e më lart në listë.

Ronaldo renditet i 41-ti, derisa Messi ende s’e ka gjetur golin e parë të sezonit në Ligue 1, përcjell Express.

Golashënuesit më të mirë tani për tani:

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...