“Benzema ishte në kontakte të vazhdueshme me Arsenalin”

PUBLIKUAR

Sipas ekspertit spanjoll të futbollit, Kike Marin,ylli i Real Madridit, Karim Benzema e kaloi verën duke ‘filtruar’ me Arsenalin rreth transferim të mundshëm në Londër.

Sulmuesi i Los Blanocs ishte i lidhur me një kalim te Topçinjtë gjatë gjithë afatit kalimtarë të verës dhe për shumë tifozë londinezë ky kalim ishte i kryer.

Arsene Wenger e kërkoi atë me shumë ngulm, por në fund përfundoi vetëm me blerjen e Petr Cech nga Chelsea dhe kështu Arsenali u bë klubi i vetëm që nënshkroi vetëm një lojtarë gjatë verës.

Marin për El Confidencial, ka treguar shpjeguar në detaje çështjen Benzema-Arsenal, duke thënë se francezi i befasoi të gjithë në fund me zgjedhjen e tij, pasi ai ishte në kontakte të vazhdueshme me klubin anglez, me të cilët edhe ishte pranë një marrëveshje.

Benzema në momentet e fundit kishte vendosur të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll duke i befasuar të gjithë në kampin londinez. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...