Benzema hyn në historinë e Real Madridit dhe i afrohet Ronaldos

PUBLIKUAR

Karim Benzema tregoi edhe një herë të enjten mbrëma se pse po vendoset si një legjendë e Real Madridit dhe një nga golashënuesit më të mirë në historinë e klubit.

Goli i tij në fitoren 6-0 të Los Blancos ndaj Levantes ishte një moment që hyri në historinë e klubit të tij.

 

Goli i tij kundër Levantes ishte i 323-ti me ngjyrat e Real Madridit, që e pa atë të barazojë rekordin e Raul Gonzalez si golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit.

Ai tani është vetëm pas Cristiano Ronaldos , i cili shënoi 451 gola gjatë kohës së tij në Real Madrid, shkruan Gazeta Express.

Benzema është golashënuesi i tretë më i mirë i Real Madridit në historinë e La Liga Santander, me 219 golat e tij pas 228 të Raulit dhe 312 të Ronaldos.

34-vjeçari me kalimin e moshës po përmirësohet. Ai tani ka shënuar 44 gola në të gjitha garat këtë sezon, duke tejkaluar totalin e tij më të mirë të mëparshëm prej 32 golash në sezonet 2011/12 dhe 2020/21.

Ai ka shënuar 425 gola në karrierë (323 për Real Madridin , 66 për Lyonin dhe 36 për Francën), gjë që e bën atë golashënuesin më të mirë francez në histori, duke tejkaluar totalin e Thierry Henry prej 411. /Gazeta Express/

LAJME TË TJERA

Dafina “mendon shumë”

Këngëtarja Dafina Zeqiri është shfaqur sonte në  Instagram me disa fotografi, por ajo që...

Afërdita Dreshaj shfaq linjat trupore nga fitnesi

Modelja dhe këngëtarja, Afërdita Dreshaj ka disa kohë që nuk është aktive me ndonjë...

Inspektorëve serbë iu ndalen 40 për qind e pagave

Komisioni disiplinor ka marrë masa ndaj inspektorëve të cilët nuk kishin kryer përgjegjësitë e...

Specialja me hetime sekrete për rrjedhjen e dokumenteve të tyre

Dhomat e Specializuara i kanë shpallur fajtor ish-udhëheqësit e OVL e UÇK-së, Hysni Gucatin...

SHIKO MË SHUMË

Kroos nuk ngutet për rinovimin e kontratës me Realin

Toni Kroos erdhi te Real Madridi në vitin 2014. Ai la pas Bayern Munich,...

Barcelona arrin marrëveshje me Lewandowskin, këto janë detajet

Negociatat mes Barcelonës dhe sulmuesit polak, Robert Lewandowski po ecin mjaft mirë dhe raportohet...

Dybala ka arritur marrëveshje me klubin e ri, zbulohen detajet

Paulo Dybala i dha fund me lot në sy eksperiencës në Juventus përpara tifozëve...