Benzema shënoi het-trik në fitoren e Real Madridit 3:0 kundër Athletic Club në Santiago Bernabeu të dielën pasdite, duke e çuar në 30 numrin e përgjithshëm të golave për Realin në të gjitha garat këtë sezon, por thashethemet për transferimin e një sulmuesi të ri në Madrid nuk kanë të ndalur, transmeton Gazeta Express.
Një emër që është përfolur vazhdimisht me kalimin në Madrid është sulmuesi serb i Eintracht Frankfurt, Luka Jovic, ama Benzema nuk brengoset edhe nëse i shtohet konkurrenca në sulm.
“I takon klubit, nuk më bën”, tha Benzema kur u pyet nëse Real Madridi duhet ta transferojë një 9-sh.
“Unë jam i përqendruar në punën time në fushë dhe për të parë sesi mund ta ndihmoj klubin”, shtoi francezi. /Gazeta Express/


