Benteke: Liverpooli, klubi i duhur për mua

PUBLIKUAR

Përforcimi më i madh i Liverpoolit, gjatë kësaj verë, Christian Benteke ka folur për herë të parë si lojtar i “Reds”.

Benteke dje zyrtarisht iu bashkua klubit nga “Anfield” nga Aston Villa.

Ai tha se është ngazëllyer që është bërë pjesë e këtij klubi të famshëm anglez. Benteke thotë se Liverpool është klub më i histori të madhe.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu. Dua t’i falënderoj pronaret, Ian Ayre-n dhe menaxherin që bënë përpjekje të mëdha te me sjellin këtu. Është vështirë t’i shprehesh emocionet kur nënshkruan për një klub kaq te madh po, jam shumë i lumtur. Mendoj që Liverpool ishte ekipi i duhur për mua dhe pasi pata një bisede me menaxherin, dëshiroja të behëm pjese e projektit te tij”, ka thënë Benteke.

“Ishte ndjenjë e mirë te vij këtu dhe të luaj me Aston Villa-n por tani duke e bartur fanellën e kuqë do të jetë me ndryshe, jam shumë i ngazëllyer dhe mezi e pres”, ka thënë Benteke.

“E di që Liverpool është një storie e madhe. Ky klub ka fituar shumë tituj të ligës, 5 Champions dhe sigurisht UEFA dhe shumë trofe tjerë. E di që ky është një klub i madh. Mezi pres t’i takojë bashklojtarët dhe të punojë më ta, sigurisht që Mignolet dhe Origi mund të më ndihmojnë të përshtatëm këtu. Nuk preferoj të flasë për veten, te tjerët më vlerësojnë mua. Dua te fitoje trofe, dua te kem diçka te ju tregoj fëmijëve apo niperve pasi te kem mbaruar se luajturi”, ka theksuar ai.

Benteke ka edhe një mesazh për tifozët e Liverpoolit: “Jam shumë i lumtur të jem pjesë e familjes së madhe të LFC. Do të bëjë gjithçka te ju bëjë të lumtur duke punuar shumë për ju dhe për bashkëlojtarët”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...