Benjamin Pavard pritet të mungojë deri në dy muaj

PUBLIKUAR

Benjamin Pavard mund të mungojë deri në dy muaj pasi pësoi një lëndim të ligamentit gjatë fitores së Interit ndaj Atalantas në fundjavë.

Klubi italian njoftoi zyrtarisht se mbrojtësi do të jetë jashtë për tre deri në katër javë. Por, sipas “L’Equipe”, mungesa e tij do të jetë më e gjatë, transmeton Gazeta Express.

Mediumi francez raportoi se Pavard do të mungojë për gjashtë deri në tetë javë.

Në këtë rast, 27-vjeçari do të mungojë edhe për ndeshjet e këtij muaji te Kombëtares së Francës; ndaj Gjibraltarit dhe Greqisë.

Përveçse për Interit, sigurisht se kjo është një goditje e madhe edhe për “Gjelat”.

Sidoqoftë, mbetet të shihet se për sa kohë do të arrijë Pavard që të rikthehet. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...