Derbi i Madridit përfundoi pa fitues, dhe ky rezultat nuk i pëlqeu asnjërës skuadër.
Ndeshja mes Atletico Madrid dhe Real Madrid, solli gjithçka, gola, kartonë aksione, penallti dhe rivalitet.
Për spektaklin në fushë e pranon edhe trajneri i Realit, Rafa Benitez, por që i vije keq për humbjet e dy pikëve.
“Kemi zhvilluar një ndeshje fantastike, por kemi humbur dy pikë dhe këtë nuk mund ta pranoj pasi është mëkat”.
“Jemi penalizuar vetëm për dy gabime të bëra gjatë gjithë lojës. I kemi dhënë shansin e penalltisë Atleticos, i cili e humbi, si edhe kemi bërë vetëm një gabim fëmijëror në mbrojtje, nga i cili kundërshtari barazoi”, tha Benitez. /Telegrafi/


