Benitez kërkon 15 pikë në 5 ndeshjet e radhës

PUBLIKUAR

Benitez kërkon 15 pikë në 5 ndeshjet e radhës

Trajneri i Napolit, Rafa Benitez, synon që në 15 ndeshjet e radhës ta marrë maksimumin, 15 pikë.

Napoli ka pasur një ecuri të mirë në ndeshjet e fundit pas një starti jo të mirë. Trajneri i napolitanëve, Rafa Benitez, synon që ta mbajë këtë ritëm. Madje, spanjolli i ka vërë një objektiv skuadrës.

“Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, për momentin gjithçka po shkon mirë dhe ne nuk dëshirojmë të ndryshojmë ritëm. Synoj të grumbullojmë 15 pikë në 5 takimet e ardhshme”, ka deklaruar Benitez, i cili ka folur edhe për të ardhmen.

“Në Napoli jam i kënaqur dhe më vjen mirë që tifozët me vlerësojnë. Sa i përket rinovimit, e kam thënë edhe herë të tjerë, do të flasim më vonë, nuk është ky momenti i duhur”, theksoi ish trajneri i Interit dhe Liverpoolit.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...