Beniada shfaqet mahnitëse dhe plot shkëlqim në imazhet e reja

PUBLIKUAR

Modelja e njohur shqiptare, Beniada Nishani – Jakic është një prej personazheve që gjatë qëndrimit përgjatë katër muajve në Big Brother VIP ka dhënë shumë dhe ka fituar zemrën e publikut.

Finalistja e BB VIP i bëri të gjithë për vete me pozitivitetin dhe sensin e humorit e po ashtu edhe me mënyrë e të folur të gjuhës shqipe, duke qenë që nuk e njeh mirë pasi karriera e saj prej vitesh jeton dhe vepron në Ita

Pas përfundimit të spektaklit të famshëm, Beniada tashmë ka nisur angazhimet e të cilat kanë të bëjnë pikërisht me televizionin.

Foto: Beniada Jakic/Instagram

Por, modelja ka fituar gjithashtu një numër të madh ndjekësish në Instagram dhe deri tani numëron mbi 380 mijë të tillë.

Për fansat në rrjetet sociale, Beniada që pas daljes kujdeset që të sjell imazhe të ndryshme nga angazhimet e saj, por edhe përditshmëria.

Foto: Beniada Jakic/Instagram

Edhe sot (e diel), modelja postoi disa foto ku shihet e veshur me një këmishë elegante të zezë me detajet me ngjyrë të bardhë e kombinuar me një mini-fund nga i njëjti material dhe çantë dore të zeze nga marka “YSL”.

“Të diele të mbarë”, ka shkruar Beniada sipër postimi, që u pasua nga komentet e shumta të fansave.

Kujtojmë që Beniada ishte njëra nga katër finalistët e BB VIP, bashkë me Donald Veshajn, Einxhel Shkira dhe Iliri Shaqirin i cili edhe u shpall fitues i edicionit të parë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...