Beniada ngacmon Einxhelin në lidhje me Dagz, përpiqet ta bëjë xheloze

PUBLIKUAR

Gjatë kohës sa DJ Dagz ndodhej brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ai krijoi një lidhje dashurie me Einxhel Shkirën.

Muzikanti nga Kosova tashmë është larguar nga shtëpia e famshme, ndërsa e dashura e tij ndodhet akoma brenda.

Ndërsa gjatë një bashkëbisedimi ndërmjet Einxhel dhe Beniadës, kjo e fundit e ka ngacmuar lidhur me temën e xhelozisë.

 

Në një ndër bisedat midis Einxhel dhe Beniadës nuk mungoi as emri i Dagzit. Beniada u mundua ta ngacmonte Einxhelin në një temë të rëndësishme siç është xhelozia.

“Mendon se në këtë kohë që nuk je ti afër Dagzit ta kontrollosh… Mund ta ketë ngacmuar ndonjë gocë, dy, tri, disa goca”, i ka thënë Beniada.

“Do çuditesha nëse do e kishte ngacmuar vetëm një, do më vinte keq për të… Unë jam këtu brenda”, është përgjigjur Einxhel me shaka dhe pozitivitet në pyetjet ngacmuese.

Ndërkohë, Beniada ka vazhduar t’i thotë se femrat tjera e dinë që është në një lidhje, teksa Einxheal ia ka kthyer se kjo nuk i pengon që të tentojnë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Plot stil dhe elegancë, Trixa rrëmben vëmendjen me fotot e fundit

Beatrix Ramosaj ka publikuar disa fotografi nga një shëtitje në qytet, duke tërhequr vëmendjen...

Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”

Artisti Ermal Fejzullahu, gazetari i njohur nga Shqipëria, Alban Dudushi, dhe kantautori Korab Shaqiri...

Ish-deputetja bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, është bërë nënë për herë të parë. Ajo...