Ndër modelet më të paguara amerikane është Bella Hadid.
Ajo duket se do të jetë fytyra e revistës “Harper’s Bazaar” për muajin nëntor.

Ajo kishte realizuar setin fotografikë për këtë revistë në muajn qeshor ku bashkë me lajmin se ajo do të jetë në kopertinën e Bazaar u publiku edhe një artikull rreth saj, transmeton Indeksonline.

Bella në këtë artikull tregon për jetën e saj private dhe si ajo dhe motra e saj, Gigi i janë bashkangjitur protestës kundër presidentit Trump “Jo ndalim, jo mure”. Ndër të tjerash ajo tregon se i ati i saj ishte refugjatë dhe askush nuk meriton të trajtohet në këtë mënyrë.
“Unë thjeshtë doja t’i rrija pas asaj që mendojë që është e drejtë, dhe nuk më intereson a ishin 100,000 njerëz të tjerë sepse, me ata ose pa sigurimin që më ruan, unë doja të shkoja dhe të qëndroja mbrapa asaj që besojë” tha Hadid./Indeksonline/



