Miloti dhe Belkiza u bënë prindër për herë të dytë.
Futbollisti i njohur shqiptar, Milot Rashica dhe bashkëshortja e tij Belkize Kera janë bërë prindër për herë të dytë, shkruan lajmi.net.
Lajmin e lumtur se çifti u bënë prindër për herë të dytë e dhanë përmes rrjeteve sociale. Miloti ishte ai i cili postoi pamje me djalin.
Belkiza sot ka publikuar një fotografi të vogëlushit të porsalindur, të cilit i uroi mirëseardhjen në jetë.
Çifti ende nuk kanë zbuluar emrin e djalit apo portretin e tij, ndonëse në fotografinë e postuar shihet gjysma e fytyrës së tij.
Belkiza dhe Miloti pranuan urime nga estrada, familja dhe gjithashtu ndjekësit e dyshes në rrjete sociale./Lajmi.net/


