Belgjika zbardh listën, Januzaj ende po pret (Foto)

PUBLIKUAR

Kombëtarja e Belgjikës ka zbardhur listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme.

‘Red Devils’, do të takohen me Bosnjen dhe Hercegovinën më 6 tetor ndërsa me Gjibraltarin tri ditë më vonë.

Trajneri spanjoll Roberto Martinez ka grumbulluar 25 futbollistë për këto dy takime të rëndësishme.

Ndërkohë si gjithnjë herëve të fundit, edhe kësaj radhe mungon emri i Adnan Januzajt, i cili nuk po i kthen përgjigje pozitive Kosovës dhe po pret ftesë tjetër nga Belgjika.

Sulmi është reparti më i ngarkuar tek Belgjika, pasi Martinez në këtë fazë ka grumbulluar hiç më pak se nëntë futbollistë. /Telegrafi/

14516333_927856500692422_7845441666651145436_n

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...