Belgjika së shpejti ngre në ambasadë nivelin e përfaqësimit diplomatik në Kosovë

PUBLIKUAR

Mbretëria e Belgjikës së shpejti do të rrisë nivelin e përfaqësimit diplomatik në Kosovë. Zyra Diplomatike do të ngritët në nivelin e ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, i cili e ka quajtur lajm të mrekullueshëm.

Ai tutje ka thënë se ky hap do t’i thellojë edhe më tej raportet dypalëshe.

“Lajm i mrekullueshëm! Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë shumë shpejt do të ngritët në nivelin e ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës. Faleminderit Jeroen Cooreman që keni ndarë detajet e këtij hapi të rëndësishëm i cili do të thellojë marrëdhëniet tashmë shumë pozitive mes Kosovës dhe Belgjikës”, ka shkruar ambasadori Bajrami./Telegrafi/

Reklama

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...