Belgjika ia vështirëson punët Bosnjës, u shënuan shtatë gola

PUBLIKUAR

Belgjika e ka mposhtur 4:3 Bosnja Hercegovinën.

Belgjika është treguar e fortë për Bosnja Hercegovinën duke e mposhtur 4:3 në Sarajevë në ndeshjen e parafundit të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”, duke ia vështirësuar punët atyre që të sigurojnë biletën për Botëror edhe nga pozita e dytë.

Thomas Meunier (4’), Michy Batshuayi (59’), Jan Vertonghen (68’) dhe Yannick Ferreira-Carrasco (83’) shënuan kundër Bosnjës, të cilët dy herë barazuan rezultatin dhe një herë dolën edhe në avantazh, por nuk arritën të ruanin atë deri në fund të sfidës.

Për Bosnjën shënuan Haris Medunjanin (30’), Edin Visca (39’) dhe Dario Dumic (82’).

Pas kësaj humbje, Bosnja rrezikon të humbasë pozitën e dytë pasi ka grumbulluar vetëm 13 pikë, një më shumë se Greqia që pas pak përballet me Qipron.

Kurse Belgjika ka kohë që ka siguruar biletën për Botëror. Pas kësaj fitore, të besuarit e Roberto Martinez kanë shkuar në kuotën e 25 pikëve në Grupin H. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...