Belgjika e përul Italinë (Video)

PUBLIKUAR

Belgjika ia ka treguar dhëmbët Italisë në miqësoren e zhvilluar në Bruksel. Sfida përfundoi me rezultat 3-1.

Antonio Candreva shpejt e kaloi Italinë në epërsi kur realizoi pas tri minutash lojë.

Shpejt u përgjigj Vertonghen i cili shënoi me asist të De Bruynes (13′).

Në pjesën e dytë Belgjika bëri më shumë presion dhe De Bruyne kaloi belgët në epërsi (74′).

Humbjen e Italisë e vulosi Batshuayi në minutën e 83-të për 3-1.

Me këtë fitore Belgjika justifikon faktin pse është në vendin e parë në ranglistën e FIFA-s teksa Italisë i mbetet shumë punë para evropianit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...