Kosovarët të cilët po nisen drejt vendeve të Bashkimit Evropian për disa prej tyre nuk po përfundonë edhe aq mirë.
Bekim Sinani nga Rusinovci i Lipjanit ishte nisur së bashku me gruan, vajzën e vogël dhe dy fëmijët e tjerë mirëpo udhëtimi i tij është ndalur në gjysmë, raporton Klan Kosova.
Sinani ka treguar se si kishte marrë 700 euro borgj për të dalur në Hungari. Ish-ushtari i UÇK-së ka shtuar se kushtet ekonomike e kanë detyruar ta marrë këtë vendim.
“Skem as ni pension as social as kurgjo prej shtetit nuk marrë asgjë”, ka thënë Sinani.
E këthimi i tij nuk po mund ta ndalojë kushëririn e tij Lulëzimin i cili ka thënë se të shtunën do të niset së bashku me katër fëmijët dhe gruan e tij.
“Kam vendosur që të shkoj, i kam nxjerrë çertifikatat e fëmijëve”, ka thënë Lulzimi.
E fëmijët janë ata të cilët nuk po dëshirojnë që të ikin.
Lulzimi madje ka thënë se i ka marrë deri në 1000 euro borgj për rrugë ku synon që të shkojë në njërin nga shtetet e BE-së./Indeksonline/


