Në kuadër të 22 vjetorit të çlirimit të Komunës së Lipjanit, Kryetari Skenderajit Bekim Jashari me ftesë të Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti bashkë me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, zbuluan shtatoret e dëshmorëve, Haradin Bajrami, Xhavit Kozhani si dhe humanistit Ruzhdi Shabani.
“Kryetarin Ahmeti e përgëzova për vendosjen e shtatoreve të dëshmorëve në qytetin e Lipjanit dhe angazhimin e tij në jetësimin e amanetit të dëshmorëve, përmes rritjes së zhvillimit ekonomik dhe ngritjes së standartit jetësor për të gjithë’, ka shkruar Jashari.
Postimi i plotë:
Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot mora pjesë në shënimin e 22 vjetorit të çlirimit të kësaj komune nga okupatori serb.
Në kuadër të shënimit të kësaj dite bashkë me kryetarin Ahmeti, kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, zbuluam shtatoret e dëshmorëve, Haradin Bajrami, Xhavit Kozhani si dhe humanistit Ruzhdi Shabani.
Po ashtu bëmë homazhe edhe tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Lipjan.
Me këtë rast para të pranishmëve, duke iu uruar ditën e çlirimit, vlerësova lartë kontributin e dëshmorëve e veteranëve të UÇK-së, SHBA-ve dhe NATO-s në çlirimin e vendit tonë.
Kryetarin Ahmeti e përgëzova për vendosjen e shtatoreve të dëshmorëve në qytetin e Lipjanit dhe angazhimin e tij në jetësimin e amanetit të dëshmorëve, përmes rritjes së zhvillimit ekonomik dhe ngritjes së standartit jetësor për të gjithë.
Vendosja e shtatoreve të dëshmorëve e veprimtarëve të kombit e shtetit tonë është dëshmi e historisë sonë të lavdishme dhe nderim për familjet që dhanë më të dashurit e tyre për Lirinë që sot po e gëzojmë.
Urime!


