Behxhet Pacolli: Nuk do ta lëmë Lipjanin në duart e abuzueseve (VIDEO)

PUBLIKUAR

Behgjet Pacolli para delegatëve lipjanas paraqiti vizionin e AKR-së për zhvillim ekonomik. Në mesin e mysafirëve të cilët kishin ardhur për t’i ndjekur punimet e këtij Kuvendi të pranishëm ishin edhe Kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, z.Agim Bahtiri, koordinatori i zgjedhjeve ne AKR, z.Vesel Makolli, sekretarja organizative e partisë, znj.Rejhan Vuniqi, si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Pasi e falënderoi anëtarësinë e partisë, lideri i AKR-së ju drejtua delegatëve duke thënë se para tyre është një përgjegjësi e madhe, “Sot ju e zgjedhni kryetarin tuaj sipas parimeve Liberale, pasi keni bërë punë të devotshme nëpër lokalitetet tuaja”, ka thënë Pacolli, ai ka shtuar se AKR-ja do të qeverisë me mençuri dhe nuk do ta lë Lipjanin në duart e abuzueseve.
Duke marrë shembull qytetin e Mitrovicës që udhëhiqet nga AKR-ja, Presidenti Pacolli ka përmendur hapjen e urës së Ibrit , çrrënjosjen e korrupsionit si dhe krijimin e vendeve të reja të punës, njofton AKR.

Më pas kuvendi zgjedhi edhe krysinë e kësaj dege, me kryetar Sabit Pacolli.

SHIKO MË SHUMË

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...