Behrami: Zvicra ka shanse të mëdha ndaj Portugalisë, Xhaka e Shaqiri kanë bërë edhe më shumë përvojë

PUBLIKUAR

alon Behrami ka dhënë një deklaratë për mediat zvicerane në prag të ndeshjes së Zvicrës kundër Portugalisë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për 1/8 e finales në Kupën e Botës “Katar 2022”, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet sonte, nga ora 20:00. Fituesi e siguron kalimin për në çerekfinale.

Behrami, ish-reprezentuesi i Zvicrës, u shpreh i lumtur që kishte arritur të luante në katër turne me “Helvetikët” gjatë karrierës së tij.

“Jam shumë i lumtur me katër Botërorët që kam mundur të përjetoj si lojtar. Si spektator, ndonjëherë është pak e vështirë kur i sheh gjërat nga jashtë, por nuk mund të ndërhysh vetë”, tha ai, shkruan “20min.ch”.

Ish-futbollisti nga Kosova tutje foli edhe për shanset e Zvicrës.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne të luajmë me guxim. Shanset janë më të mëdha këtë herë”, tha 37-vjeçari.

“Portugalia është një ekip i fortë, por nuk është një nga më të mirët në mbrojtje. Shaqiri, Xhaka apo Akanji janë bërë edhe më me përvojë. Përveç kësaj kanë ardhur edhe lojtarë të rinj, të rinj”, deklaroi Behrami. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...