Behrami përjashtohet nga stërvitja me Napolin

PUBLIKUAR

111

 

Një ditë tejet tensionuese ishte sot në qendrën stërvitore te Napolit. Trajneri i kësaj skuadre, Rafael Benitez, ka përjashtuar nga stërvitja Jose Maria Callejonin dhe Valon Behramin.
E gjitha nisi në turin e parë të stërvitjeve, kur pas disa sjelljeve jo të hijshme, Benitez, përjashtoi nga stërvitja spanjollin Jose Maria Callejon.

E fati i Callejon, në stërvitjet e pasditës e përcolli edhe mesfushorin me prejardhje nga Kosova, Valon Behrami.
Sipas mediave italiane, Behrami u përjashtua pas mungesës së përqendrimit në seancën stërvitore, i cili pastaj pati një zënkë me trajnerin spanjoll ndërsa në fund hodhi fanellën në fushë dhe u nis drejt zhveshtores./rajonipress.com/

 

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...