Bëhet me shtëpi vogëlushi që i këndoi “Limozës”, por ai nuk jeton më në Kosovë! (Video)

PUBLIKUAR

Fëmija me emrin Mërgim Kadria, thuri një këngë për kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila që në atë kohë ishte kandidate e AKR-së, deri sa shprehu dëshirën për një shtëpi të re.

Kjo pasi që ai jetonte në kushte të rënda në këtë lagje me emrin “Ali Ibra” në Gjakovë.

Dëshirën e tij, Mimoza Kusari-Lila e plotësoi disa vite më vonë, ani pse Mërgim Kadria tani nuk gjendet në Kosovë.

E para e Gjakovës, këtë të enjte përuroi 51 shtëpi për komunitetin RAE në këtë lagje.

Përkrahje për këtë komunitet po premton edhe Zëvendësministri për Komunitete e Kthim, Jollxhi Shala.

Përveç Ministrisë për Komunitete e Kthim e Komunës së Gjakovës, kontribut në këtë projekt dha edhe ambasada zvicerane. /Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Smajlaj thotë se kjo tragjedi po përdoret për përplasje politike

Kreshnik Smajlaj, kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë ka thënë se ndjen keqardhje...

Dy të rinj arrestohen për rrahjen e një 23-vjeçari mbrëmë në Han të Elezit

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht...

Plagosja në Prishtinë, policia jep detaje të reja për rastin

Dy persona, të cilët ishin në kërkim policor në lidhje me një rast të...