Befason ylli i Shkëndijës para ndeshjes me Milanin

PUBLIKUAR

Kostadin Zahov e di se Milani është skuadër shumë e vështirë për t’u mposhtur dhe nuk e ka përjashtuar humbjen në “San Siro”.

“Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme. Do të mundohemi të jemi në nivelin më të mirë të mundshëm dhe të japim maksimumin”.

“Duam të mundohemi të marrim rezultat sa më të mirë të mundshëm para ndeshjes së kthimit në Shkup”.

“Do të jetë shumë e vështirë, presion i madh për 90 minuta. Duhet të jemi të fokusuar dhe të pranojmë sa më pak gola, ndoshta të pranojmë një gol në mënyrë që në ndeshjen e kthimit në Shkup të kemi më shumë mundësi”.

“Por, mendoj se kemi aftësi që të bëjmë mirë nga kundërsulmet, thjesht duhet të japim më të mirën”, ka deklaruar në konferencë për media Zahov. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...