Befason Rooney: Van Gal trajneri më i mirë që kam pasur

PUBLIKUAR

Wayne Rooney ka thënë se Louis van Gaal është trajneri më i mirë që ai e ka pasur gjatë karrierës së tij të bujshme, edhe pse Sir Alex Ferguson ishte trajner i tij për nëntë vjet rresht në Manchester United.

Rooney i fitoi pesë tituj në Premierligë dhe një trofe në Ligën e Kampionëve nën udhëheqjen e Fergustonit, por duket se Van Gaal i ka lënë atij më së shumti përshtypje nga të gjithë, transmeton Gazeta Express.

Van Gaal e udhëhoqi Unitedin drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve pasi u emërua në postin e trajnerit më 2014, por u shkarkua vetëm 24 orë pasi e udhëhoqi Unitedin drejt fitimit të FA Cup më 2016, për arsyeje se kishte dështuar ta mbyllte sezonin në top katërshe në ligë.

“Van Gaal është pa asnjë dyshim trajneri më i mirë me të cilin kam punuar – njëqind për qind”, tha Rooney për Mirror.

“Aftësitë e tij taktike, mënyra sesi përgatitej ai dhe vëmendja që ia kushtonte cdo detaji, ishin gjëra që më kanë mahnitur. E adhuroja. Kurrë nuk kam parë gjëra të tilla më herët”, shtoi ai.

“Më vjen keq sesi përfundoi, por një gjë e di sigurt; unë kam mësuar shumë nga ai dhe patjetër që do t’i përdor ato mësime kur të bëhem trajner”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...