Befason Interi: Ja cilin futbollist po e kërkon

PUBLIKUAR

Befason Inter: Ja cilin futbollist po e kërkon

Skuadra e Interit ka shprehur interesim për ish mesfushorin e Real Madridit, Lassana Diarra. Kurse, përforcimi tjetër pritet të jetë Lukas Podolski.

Lassana Diarra dhe Lukas Podolski do të jenë dy goditjet e para të Interit gjatë afatit kalimtar të janarit. Emri ish mesfushorit të Realit është me të vërtetë surprizë për Neroazzurrët, por fakti që Lass Diarra aktualisht është një lojtar pa kontratë ka bërë Interi të hedhë sytë nga 29-vjecari francez.

Këtij të fundit i ka përfunduar kontrata me skuadrën ruse Lokomotiv Moska përpara pak muajsh, dhe Diarra është duke u përgatitur personalisht me ndihmësin personal Dominic Rogan për të arritur formën optimale në mënyrë që të gjejë një skuadër të re gjatë janarit.

Trajneri i Interit, Roberto Mancini sheh te futbollisti francez, një opsion shumë të mirë për mesfushën e skuadrës dhe transferimi i Diarra te 18-herë kampionët e Italisë mund të realizohet më shpejt se sa parashikohet.

Sa i përket sulmit mesa duket do të jetë Lukas Podolski blerja e Interit për të përforcuar repartin e avancuar. Akordi mes klubit Neroazzurrë dhe Arsenalit është arritur dhe Podolski do të transferohet në Milano në formën e huazimit për 6 muaj.

Kurse, Interin që do të tentojë më pas ta blejë përfundimisht ish anëtarin e Kolnit duke u bazuar edhe në paraqitjet që ky i fundit do të zhvillojë me skuadrën në pjesën e mbetur të këtij sezoni.www.gazetaexpress.com

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...