Befason Guardiola: Shpresoj ta fitojë Europa Leaguen Man Unitedi!

PUBLIKUAR

Pep Guardiola shpreson që Manchester Unitedi ta fitojë Europa Leaguen dhe të lë vend për një tjetër skuadër nga Premierliga që të kualifikohet në Champions.

Titulli tashmë pothuajse është vendosur në Premierligë, ku Chelsea gjendet katër pikë para Tottenham me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ajo për çfarë po luftohet në Premierligë në këtë fund të sezonit, është pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, kur për dy pozita, janë duke luftuar katër skuadra.

Në Angli shpresojnë se Manchester Unitedi do largohet nga top katërshja, për shkak të Europa League, që në rast fitores në këtë garë, do të shkonte direkt në Ligën e Kampionëve.

Edhe trajneri i Cityt, Pep Guardiola, shpreson se Jose Mourinho do të heqë dorë nga renditja në Premierligë dhe do të fokusohet në Europa League.

“Katër ekipe janë duke luftuar për dy pozita”, tha fillimisht Guardiola.

“Shpresoj se Unitedi do të fokusohet në Europa League dhe sezonin e ardhshëm do t’i shohim pesë ekipe angleze në Evropë, që do të ishte diçka e mrekullueshme”, shtoi më tej ish trajneri Barcelonës. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...