Befason Casillas, sezonin e ardhshëm luan në Premierligë? (Foto)

PUBLIKUAR

Iker Casillas mund të shijojë edhe Premierligën

Pothuajse 36 vjeçar, që i mbush me 30 maj, ish portieri i Real Madridit, Iker Casillas, mund të luajë në Liverpool sezonin e ardhshëm.

Sipas “AS, legjenda e Los Blancos ka shumë oferta, por e konsideron atë të ekipit të Jurgen klopp si ofertë më solide, kjo edhe për faktin se Liverpooli do të bëjë gara edhe në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Casillas duket se dëshiron të largohet përfundimisht nga Porto, ku u transferua nga Real Madridi në verë të vitit 2015, kontrata e të cilit i skadon këtë verë dhe nuk dëshiron ta vazhdojë atë.

Pavarësisht se Porto u mposht nga Benfica në garën për titull, Iker Casillas ka pasur një sezon brilant.

Ai k bërë 43 paraqitje për Porton në gjitha garat, duke pranuar vetëm 23 gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...