Befason Barcelona, transferon një portier? (Foto)

PUBLIKUAR

Drejtuesit e Barcelonës po synojnë ta transferojnë edhe një portier në Camp Nou

Barcelona ka tre portier kualitativ në skuadër: Ter Stegenin, Cillessenin dhe Masipin. Por, drejtuesit e ekipit nga Camp Nou ia kanë vërë syrin edhe një portieri të talentuar.

Fjala është për gardianin e skuadrës së Benficas, Ederson Moraes, shkruan e përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo, përcjell Express.

Sipas Mundo Deportivos, drejtuesit e kampionit të La Ligas e kanë vëzhguar brazilianin në ndeshjen e fundjavës mes Benficas dhe Nacionalit (3:0).

Moraes, i cili sapo e ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2023, mund të largohet nga ekipi portugez për 25 milionë euro. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...