Befason Ancelotti, ja sa do të qëndrojë te Bayern Munich

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti shpreson të qëndrojë në “Alianz Arena” edhe për së paku 10 vite

Mediat gjermane kanë filluar të raportojnë se Carlo Ancelotti mund të largohet në verë të vitit 2019, kur edhe i skadon kontrata dhe kampionët e Gjermanisë mund të udhëhiqen nga trajneri i Hoffenheim Julian Nagelsmann, transmeton Gazeta Express.

Por, gjitha këto i ka hedhur poshtë ish trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, i cili ka thënë se Nigelsmann mund të bëhet trajner i Bayernit vetëm pas 10 apo 20 vjetësh.

“Do të doja që ai të bëhej trajner i Bayern një ditë”, tha fillimisht Ancelotti në konferencën për media.

“Ndoshta ai do të bëhet trajner i Bayernit pas 10 ose 20 vjetësh. Ai ka kualitete dhe po bën punë të mirë momentalisht. I dëshiroj gjitha të mirat. Por, unë shpresoj që qëndroj këtu edhe për 10 vite, pse jo edhe 20”, tha mes tjerash Ancelotti. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...