Mesut Ozil njihet si njeriu i asistimeve dhe këtë stinor ka arritur të bëjë shumë të tillë me fanellën e Arsenalit.
Por edhe pse thuajse të gjithë adhuruesit e futbollit kanë menduar se gjermanit Ozil është ‘mbreti’ i asistimeve një gjë e tillë nuk qëndron.
Në fakt ish-mesfushori i Real Madridit ndodhet në pozitën e dytë, pasi të parën e ka armeni fantastik i Dortmundit, Henrik Mkhitaryan.
Mkhitaryan ka 20 asistime në total në të gjitha garat këtë edicion, 12 në Bundesliga, gjashtë në Ligën e Evropës dhe dy në Kupën e Gjermanisë.
Ndërkohë Ozil qëndron në pozitën e dytë me 16 asistime që të gjitha i ka bërë në kuadër të Ligës Premier.
Përpos asistimeve, armeni Mkihtaryan qëndron më mirë edhe me gola, pasi ka shënuar 16 në të gjitha garat për dallim nga gjermani Ozil që ka pesë sosh. /Telegrafi/

Përformanca e armenit Henrik Mkhitaryan me Dortmundin, 29 ndeshje, 16 gola dhe 20 asistime

Përformanca e gjermanit Mesut Ozil, 28 ndeshje, pesë gola dhe 16 asistime


