Befasi: Ja me cilat fanella do të luajë sonte Trepça ’89 (Foto)

PUBLIKUAR

Trepça ’89 sonte do të shkruajë histori në futbollin kosovar për klube, kur të takohet me skuadrën nga Ishujt Faroe, Vikingur në kualifikimet për Ligën e Kampionëve

Mitrovicasit sonte nuk do të paraqiten me fanellat e para me ngjyrë të verdhë, por me fanellat e dyta, të cilat janë me ngjyrë të bardhë.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e KF Trepçës ’89.

“Zyrtarizohen edhe fanellat për ndeshjen e sontme. Ekipi ynë do të paraqitet me fanella me ngjyrë të bardhë. Gjithashtu edhe zyrtarisht valon flamuri Shtetëror i Kosovës në një eveniment. Suksese”, shkruhet në faqen e Trepçës ’89.

Ndeshja ndërmjet Vikingur dhe Trepçës ’89 do të zhvillohet nga ora 20:00. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...