Beckhami kthehet në Old Trafford, do të jetë nën drejtimin e Fergusonit përsëri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

David Beckham do të kthehet edhe një herë në Old Trafford, për ndeshjen e 26 majit të këtij viti, për një ndeshje në kujtim të sezonit kur “Djajtë e kuq” e kishin fituar tripletën. Beckhami do ta ketë trajner edhe për këtë ditë Sir Alex Fergusonin.

Më 26 maj, Manchester Unitedi do ta përsërisë ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, të sezonit 1998/1999, kundër Bayern Munichut, për nder në 20-vjetorit të asaj finaleje. Fondet nga kjo ndeshje do të shkojnë për bamirësi, transmeton Gazeta Express.

Përveç Fergusonit dhe Beckhamit, në fushë do të kthehen edhe të gjithë lojtarët të cilët kishin qenë në atë lojë, para 20 vjetëve. Manchester Unitedi dhe Bayerni do të luajnë me po të njëjtat formacione dhe ndeshjen do ta referojë Pierluigi Collina.

Ish-kapiteni i Anglisë, Beckham, i kishte kaluar 11 sezone të karrierës së tij duke i përfaqësuar “Djajtë e kuq” dhe ai shijoi shumë suksese me Manchester Unitedit, ndër të cilat ishte edhe tripleta.

Sezoni 1998/1999 i Manchester Unitedit mbetet unik në historinë e klubeve angleze, pasi që është i vetmi klub që ka arritur ta fitojë tripletën.

Gjithashtu, Beckhami i fitoi shtatë tituj të Premierligës, dy tituj të FA Cup dhe një titull të Ligës së Kampionëve, para se të transferohej në Real Madrid në vitin 2003.

“Jam shumë i emocionuar që do të kthehem në Old Trafford në maj. 1999-a ishte një vit shumë i madh për ne, kështu që rikrijimi i këtij momenti do të jetë shumë i veçantë për ne”, ka thënë Beckham.

“Të kthehemi bashkë si skuadër dhe të stërvitemi nga trajneri përsëri… kjo është diçka shumë e madhe. Kjo është shumë e madhe për ne dhe për tifozët. Mezi po pres”.

Finalja e Ligës së Kampionëve të atij sezoni, mes Manchester Unitedit dhe Bayernit, vlerësohet si njëra ndër ndeshjet më të veçanta në histori të futbollit, pasi që gjermanët kishin qenë duke fituar 1:0 deri në fund të ndeshjes, por dy golat e anglezëve në fund të ndeshjes e kishin përmbysur rezultatin dhe Manchester Unitedi ishte shpallur kampion i Evropës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...