Beckham thërret Mourinhon te United

PUBLIKUAR

David Beckham shpreson që Jose Mourinho të kthehet sa më shpejtë në Ligën Premier, por nuk ka informacion se a do të bëhet trajner të Manchester United.

Beckham dëshiron që ta shoh Mourinhon sërish në Angli dhe beson që do të ishte një trajner ideal nëse Louis van Gaal largohet nga Old Trafford.

“Do të ishte mungesë respekti për mua që të përmend atë për shkak se Manchester United ka një menaxher, derisa njerëzit të vendosin ndryshe”.

“Për fat të keq ky është futbolli, por nuk ka diskutim se Jose është një nga menaxherët më të mirë në futboll”.

“Unë shpresoj që ai të kthehet në Ligën Premier shumë shpejt, sepse publiku anglez e duan atë, tifozët e duan ta shohin në vijë anësore dhe ata e duan karakterin e tij, kështu që është një turp për të parë atë të largohet”, ka thënë Beckham.

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...