Beckham: Liga e Kampionëve, momenti i Realit dhe Ronaldos për të shkëlqyer

PUBLIKUAR

David Bechkham e ka pranuar se Real Madridi përballet me një detyrë të vështirë kundër Paris Saint-Germainit në formë, por beson se ndeshja e 1/8 së finales është momenti i gjigantit spanjoll për të shkëlqyer.

Madridi u bë klubi i parë që e mbron titullin e kampionit në Ligë të Kampionëve sezonin e kaluar, kur edhe e fitoi La Ligan po ashtu, por djelmoshat e Zinedine Zidane janë duke kaluar nëpër një sezon për t’u harruar këtë edicion, transmeton Express.

Reali është i katërti në La Liga me 19 pikë më pak se lideri dhe rivali Barcelona, teksa përgatitet për t’u përballur me liderin e Ligë 1, PSG-në, më 14 shkurt.

“Do të jetë e vështirë kundër një PSG-je në formë. Por, ky është momenti i Los Blancos, sepse ata e duan këtë garë. Shikoji lojtarët që kanë, si për shembull Ronaldo. Janë momente si këto kur top lojtarët shkëlqejnë”, ka thënë ish-ylli i Real Madridit, Beckham për Marcan. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...