Bebe Rexha publikon të tjera imazhe ngacmuese nga paraqitja në klipin e saj të fundit

PUBLIKUAR

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është ngjitur në majat e top-litsave botërore të muzikës me këngën e saj të re.

Kënga me titull “I’m good (Blue)” është publikuar pak javë më parë, gjersa të martën u hodh në treg edhe klipi i saj.

Ashtu si në çdo video muzikore tjetër, artistja me origjinë shqiptare ka shkëlqyer me paraqitjen e saj në klip, i cili përmban disa skena mjaft ‘të nxehta’.

Së fundmi, Rexha ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja nga një prej paraqitjeve në videon muzikore të këngës, ku ajo shfaqet e veshur me një kostum blu.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Me veshjen e lëpirë për trup, 33-vjeçarja është dukur mjaft atraktive dhe provokuese, gjersa ka shkruar: “E dua këtë paraqitja nga klipi ‘I’m good (Blue)’”.

Aktualisht, kënga “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan është kënga numër një në top listat e iTunes në ShBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë vende të tjera të botës. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...