Bebe Rexha promovon këngën e re në “Jimmy Fallon Show” (Foto)

PUBLIKUAR

Këngëtarja Bebe Rexha është duke e dëshmuar suksesin e saj dita ditës, teksa vazhdimisht është u kërkuar nga fansat të cilët i dëgjojnë të gjitha këngët e saj.

Kënga e saj e fundit “In the name of love” në bashkëpunim me Martin Garrix, është pëlqyer jashtëzakonisht shumë, pasi ka arritur mbi 32 milionë klikime në YouTube vetëm në versionin audio, klikime të cilat janë në rritje e sipër.

Ndërsa për promovimin e kësaj kënge kaq të pëlqyer, ajo është ftuar në emisionin më të ndjekur televiziv në New York, “Jimmy Fallon Show”, emision ky që ka pasur në studio emra të mëdhenj nga fusha e muzikës, sportit dhe politikës.

Ajo bashkë me Martin, kanë interpretuar live këngën e tyre në emision, e ndërsa në llogarinë zyrtare në Instagram ka publikuar një fotografi ku ka treguar se si është dukur gjatë emisionit. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...