Bebe Rexha pranon se ka qenë në lidhje me femra të famshme në të kaluarën

PUBLIKUAR

Bebe Rexha ka folur për seksualitetin e saj në intervistën e fundit.

 

“Unë nuk do të përpiqem të jem ajo vajza e përsosur e estradës”, thotë Bebe Rexha me ngritjen e supeve,” sepse thjesht nuk mund ta jetoj jetën time kështu”.

Bebe Rexha e ka kuptuar tash e shtatë vjet që kur ajo hoqi këngën e saj debutuese “I Can’t Stop Drinking About You”, që fansat e saj e preferojnë atë kur ajo është e sinqertë dhe pa shkëlqim, shkruan Gay Times, transmeton lajmi.net.

Kjo ndershmëri përshkon albumin e saj të ri brilant, “Better Mistakes”.

Rexha foli haptas edhe lidhur me shëndetin mendor, duke thënë  “Fansat e mi më pëlqejnë kur flas për shëndetin tim mendor dhe peshën time dhe nuk jam ashtu siç duket ylli i muzikës’ perfekte”.

Ajo kishte reaguar kur stilistët kishin refuzuar ta vishnin atë për “Grammy Awards 2019”, për shkak të peshës.

Në fillet e karrierës, Bebe kishte shkruar tekstin e “The Monster” për Rihannën dhe Eminem, e cila ia hapi dyert në këtë industri.

Fatmirësisht, që nga ajo kohë Rexha numëron hite të sajat, kryesisht si një bashkëpunëtore e kërkuar.

Artistja ka bashkëpunuar edhe me emra të njohur, ndërsa ka ndërruar disa zhanre në muzikë.

E rritur në Brooklyn dhe më pas në Staten Island nga prindërit e saj shqiptarë, babai i saj emigroi në Nju Jork kur ai ishte 21 vjeç; nëna e saj lindi në SHBA në një familje shqiptare, ajo shfaqi talent që në moshë të re.

Kur u pyet në një intervistë vitin e kaluar pse nuk e kishte “përcaktuar” seksualitetin e saj, ajo u përgjigj: “Mundohem të mbaj një gjë personale për mua. Por unë e konsideroj veten fluide. Derisa të gjej ‘një’, nuk mund të them thjesht se çfarë jam. Unë thjesht dua të gjej dikë që dua dhe që më do dhe nuk më intereson nëse është një djalë apo vajzë. ”

“A kam dalë me vajza më parë? Po. A kam qenë në lidhje me vajza? Po. Dhe të famshme, por nuk po i përmend emrat e tyre. Edhe pse njerëzit do të jetonin për të, por jo”, tha ajo.

Bebe e pranoi se më parë kishte qenë e dashuruar në një femër, por që tani është në lidhje dashurie me një djalë.

“E vetmja gjë që unë do të them është se kur jam në një lidhje me një vajzë, është thjesht tepër emocionuese. Unë personalisht nuk mund të merrem me këtë”, deklaron Bebe. /Lajmi.net/

Më shumë nga interneti

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...