Bebe Rexha me paraqitje provokuese në klipin e ri “Heart Wants What It Wants”

PUBLIKUAR

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, të premten publikoi këngën e saj më të re “Heart Wants What It Wants”.

Kënga është ritmike, gjersa stilit dhe klipi i saj është i bazuar në muzikën dhe filmografinë e viteve ’70.

Rexha është dukur mjaft atraktive dhe tërheqëse në këtë klip, ku si gjithmonë në sy ra pamja e saj e theksuar prej biondeje.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në një prej skenave, 33-vjeçarja duket edhe më provokuese me një kostum ngjyrë bezhë gati transparent, teksa vë në pah linjat e saj trupore.

Disa prej këtyre skenave, ajo i ka ndarë me ndjekësit përmes fotografive dhe videove të publikuara në rrjetin social Instagram.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Kjo video muzikore vjen pas një paraqitjeje të shkëlqyer të artistes shqiptare në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ‘Grammy Awards 2023’.

Megjithatë, ajo u diskriminua nga ngjarja madhështore e ndarjes së çmimeve, e cila për herë të tretë e la pa një çmim ‘Grammy’ këngëtaren e shumë hiteve ndërkombëtare. /Telegrafi/

Bebe Rexha në ‘Grammy Awards 2023’ (Foto: Lester Cohen/Getty Images for The Recording Academy)

SHIKO MË SHUMË

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...

Majk pyetet se a do të martohej me një vajzë të një kombësie tjetër: Dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “R Studio”...