Bebe Rexha “bëhet e gjallë” në rrjetet sociale, publikon fotografi atraktive me dekoltenë e hapur dhe të dashurin e saj

PUBLIKUAR

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qëndruar në heshtje këtë fillim-vit.

Ajo nuk është parë shumë aktive në rrjetet sociale, teksa ka shijuar në privatësi kohën me familjarët dhe të dashurin e saj.

32-vjeçarja e cila ka javë që nuk kishte publikuar ndonjë imazh për ndjekësit e saj, i befasoi ata të shtunën me një sërë fotografish.

Postimi nisi me një fotografi, ku bukuroshja bionde pozoi e veshur me pantallona të zeza dhe një bluzë shumë të hapur te pjesa e dekoltesë.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Tutje, Rexha vazhdoi me publikimin e të tjera fotografive, të cilat përfshinin shoqërinë e saj, të dashurin, si dhe vëllanë e saj, Florentin.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Diku në një tjetër fotografi, interpretuesja e hitit “I’m a mess” u shfaq duke pozuar në prehrin e të dashurit, Keyan Safyari.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Çifti, i cili janë në lidhje prej më shumë se dy vitesh, gjatë muajit janar kanë shijuar së bashku një pushim dimëror në malet e Los Angelesit dhe një prej fotografive të publikuara në Instagram, përfshin atë periudhë.

Bebe Rexha përndryshe ka kohë që nuk ka publikuar muzikë të re, gjersa ka paralajmëruar për fansat, se do të sjellë shumë shpejt diçka të re. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...