Bebe: Jam një vajzë e egër, meshkujt i thyej pa problem

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Shantazhohet një femër në Lipjan, arrestohet një person

Policia Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara, është arrestuar i dyshuari kosovar...

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Bebe Rexha ka deklaruar që e “ka shkatërruar” çdo mashkull me të cilin ka dalë. bukuroshja shqiptare 29-vjeçe ka thënë se njerëzve u duket e frikshme, sepse ajo është e hapur në jetën dhe karrierën e saj dhe thotë se djemtë nuk mund ta përballojnë atë, ngaqë ata shqetësohen për atë që mund të thotë për ta, shkruan “Zëri.info”. 

Gjatë bisedës me revistën “Nylon” ajo ka zbuluar shumë gjëra për publikun. “Më duket sikur të gjithë janë të frikësuar nga unë, si vajzat, si djemtë.

Kjo ngaqë mua më pëlqen të shprehem hapur dhe kanë frikë se u them diçka për ta. Nganjëherë bëhem nervoze dhe them gjëra idiote. Dukem shumë e egër. Sidomos djemtë nuk mund të më përballojnë. I thyej të gjithë”, ka deklaruar Bebe Rexha në një intervistë.

Këngëtarja e hitit “Meant to be” ka pranuar gjithashtu se e urren të dalë në takime, pasi asaj i pëlqen të rrijë rehat me djemtë në vend se të shkojë në takime konvencionale.

Në njërin nga takimet një djalë ishte habitur që ajo e ka anuluar takimin dhe ka kërkuar që të blejnë ca tiketa lotarie dhe të rrinë të qetë.

“E kam një gjë të çuditshme. Djemtë provojnë të më ftojnë në takime, kurse mua s’më pëlqen të tregohem shumë e afërt teksa njerëzit m’i ngulin sytë. Unë jam tipi i vajzës që kur shkoj në restorant dhe e shoh se një çift janë në takim kam dëshirë t’i dëgjoj se çfarë thonë. Filloj t’i analizoj e të flas për ta me miqtë e mi duke u thënë ‘ata s’e duan njëri-tjetrin, ja ajo shkoi në tualet’”, ka thënë Bebe, shkruan më tutje “Zëri.info”.

“Njëherë kam dalë me një djalë dhe menjëherë i thashë ‘a mund të blejmë tiketa lotarie, veç ato i dua, ato më pëlqejnë’”, ka rrëfyer Bebe. Ylli i muzikës nuk preferon të identifikohet si heteroseksuale ose homoseksuale, pasi thotë që tërhiqet nga energjia e njerëzve dhe jo nga gjinia.

Bebe Rexha gjithashtu ka pranuar që ndihet shumë “mashkullore” në jetën e saj të përditshme në bazë të mënyrës sesi merret me karrierën e saj muzikore dhe se nuk ëndërron të shkojë në shtëpi te një partner/e që do të kujdeset për të./ZERI

SHIKO MË SHUMË

Tuna pas rasteve të fundit në Kosovë: Gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemexhi

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna, ka bërë një reagim në mediat sociale. Përmes një storie...

Xhensila ”flakë”, ekspozon format trupore

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, gjithmonë zgjedh të duket e kuruar deri në detaje. Së fundmi ajo...

Bebe Rexha shfaqet shumë tërheqëse, në fotografitë e mrekullueshme në Instagram

Bebe Rexha ka shfaqur gjoksin e saj në një korse të zezë, ndërsa ka...