Beatrix Ramosaj merr vëmendje me fotografitë e reja në veshje sportive

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, gjatë kësaj kohe ka qenë një nga emrat më të lakuar në faqet rozë.

Kjo për marrëdhënien e krijuar me aktorin Donald Veshaj, me të cilin konfirmoi edhe ndarjen.

Artistja, e ndjekur nga mbi 600 mijë ndjekës, ka shpërndarë së fundmi disa fotografi atraktive në Instagram.

Beatrix Ramosaj (Foto: Instagram)

Ajo duket në formë të mirë në një palë tuta sportive ngjyrë rozë, e po ashtu me atlete të së njëjtës ngjyrë me nuanca vjollcë.

“Ma shumë se ti”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre imazheve.

 

Duket se ka të bëjë me këngë të re, përkundër se nuk ka dhënë detaje të tjera.

Beatrix ka qenë një nga banoret më të komentuara brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke u bërë shpesh temë diskutimi edhe në mediat shqiptare. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...