Beatrix Ramosaj josh me foto në bikini nga Florida – shfaq linjat trupore në formë perfekte

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka publikuar së fundmi një fotografi atraktive në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj elegante në bikini.

Ajo po shijon disa ditë relaksi në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe në imazhin e publikuar, Beatrix shihet buzë pishinës, duke vënë në pah linjat e saj trupore të tonifikuara dhe elegancën natyrale që e karakterizon.

Interpretuesja e hitit “Faj” është e njohur për përkushtimin e saj ndaj palestrës dhe stilit të jetesës së shëndetshëm, çka reflektohet qartë në format trupore që shpeshherë vlerësohen nga fansat dhe ndjekësit e saj si inspirim për shumë vajza.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Edhe pse prej vitesh është shpërngulur në SHBA së bashku me familjen e saj, Beatrix i është larguar skenës muzikore dhe nuk ka sjellë projekte të reja, duke u fokusuar më shumë në jetën personale dhe angazhimet e tjera.

Pavarësisht mungesës në muzikë, ajo mbetet një prej emrave më të përfolur dhe të ndjekur në rrjete sociale, ku çdo postim i saj ngjall interes të madh në publik. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...

Lela dhe Leo konfirmojnë ri-bashkimin përmes videos

Lela dhe Leo duket se i kanë dhënë një mundësi tjetër lidhjes së tyre. Çifti...

“S’po blen ma like a?”, Elijona nuk përmbahet, ia kthen përgjigjen ndjekses (Foto)

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona vazhdon të jetë një nga...