BE: Sheshi i Mitrovicës kryhet në maj

PUBLIKUAR

Zyra e BE-së në Prishtinë, e cila financon rregullimin e sheshit në Mitrovicë, ka garantuar se punimet do të përfundojnë deri në fund të muajit maj të këtij viti, “pasi është siguruar garancia bankare për kompaninë që i prodhon pllakat, me të cilën është lidhur kontrata dhe se ato tani do të arrijnë në Mitrovicë pa pengesa”

Zyra e Bashkimit Evropian, e cila financon rregullimin e sheshit të Mitrovicës, ka garantuar se punimet do të përfundojnë deri në fund të muajit maj të këtij viti, shkruan “Zëri”.

Në një kërkesë të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, që BE-ja të sqarojë rreth situatës dhe vonesave të deritashme, Zyra e BE-së ka garantuar se punët do të përfundojnë deri në fund të majit.

“Tash kur koha po ecën shumë shpejt dhe kur po i ofrohemi stinës së verës, qytetarët i kanë shtuar pakënaqësitë dhe brengat e tyre për shkak të vonesave të mëdha në realizimin e projektit për rregullimin e shëtitores kryesore të qytetit. Për këtë problem kam biseduar dhjetëra herë me ju për t’i përshpejtuar punët.

Kam biseduar edhe me qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve për t’ua sqaruar vonesat që po bëhen, natyrisht duke u bazuar në arsyetimet e investitorit dhe për të kërkuar nga ata e sidomos nga përfaqësuesit e bizneseve që punojnë përgjatë shëtitores, që të kenë mirëkuptim dhe të jenë të durueshëm”, ka thënë Bahtiri, gjatë një takimi me përfaqësues të Zyrës së BE-së dhe të kompanisë që kryen punimet. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...