BE-ja pret që të mërkurën të mbahet takimi Kosovë-Serbi në Bruksel

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se ardhja e kryenegociatorëve nga Prishtina dhe Beogradi në Bruksel është një hap pozitiv.

Gjatë një konference për media, bëri të ditur se shefi i grupit negociator i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, do të takohen më 29 shtator në Bruksel.

Stano theksoi se BE-ja në të gjitha nivelet është e angazhuar që nga fillimi përmes rrugëve diplomatike për shtensionimin e situatës në veri.

Ai gjithashtu porositi sot që BE-ja është e qartë në porosinë që shtensionimi është kyç për situatën aktuale mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Ata do të shfrytëzojnë platformën e dialogut që të diskutojnë që do të thotë shtensionim i situatës, pasi që ajo që aktualisht po ndodh nuk është mirë as për qytetarët në Kosovës e as për ata në Serbi e rajon”, ka shtuar Stano. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...