Bayerni theu këto dy rekorde në Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

Jemi mësuar të shohim se si po i thyen rekordet Lionnel Messi me Barcelonën si dhe sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Por, mbrëmë kampioni gjerman ka thyer dy rekorde, të cilat nuk i ka arritur Barcelona dhe as Real Madridi.

Ekipi i Pep Guardiolës ishte në prag të eliminimit, por u rikthye në minutat e fundit për tu kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Telegrafi.

Bayern Munich triumfoi mbrëmë kundër Juventusit në saje të shtesave prej 2×15 minutash pasi që paraprakisht ndeshja në kohën e rregullt kishte përfunduar me rezultat të përgjithshëm, 4:4.

Së bashku me këtë, të besuarit e Pep Guardiolës kanë vendosur edhe dy rekorde të reja në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Bavarezët pas triumfit të mbrëmshëm kanë shtuar numrin e çerekfinaleve, përkatësisht kjo është hera e 15 radhazi që klubi gjerman e ka arritur – asnjë klub tjetër nuk e ka arritur këtë numër të Bayernit.

Të besuarit e trajnerit spanjoll kanë shënuar si vendas nga tre gola në shtatë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve – sërish, bëhen i vetmi klub që ka arritur këtë rekord. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...