Bayern Munich tërhiqet nga gara për kartonin e Anthony Martial, i cili do të largohet nga Manchester United gjatë merkatos së verës.
Sipas mediave gjermane, klubi bavarez ka bërë të ditur se nuk është i interesuar për francezin.
Një konkurrent më pak për sa i takon klubeve të interesuara për futbollistin, pasi Juventus, Chelsea, Barceloan, Tottenham dhe Atletico Madrid do të bëjnë maksimumin për të arritur te 22-vjeçari, i cili nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho për të ardhmen.
Martial është pjesë e Manchester United që nga viti 2015. Ai ka bërë 134 paraqitje për “Djajtë e Kuq”, duke shënuar 36 gola. /Gazeta Express/


